Home Rajon 11 miliardë euro, alternativa që po planifikon pushteti i Albin Kurtit

11 miliardë euro, alternativa që po planifikon pushteti i Albin Kurtit

Fondi i Sovranit është njëri nga premtimet më të mëdha që dha kryeministri Kurti gjatë fushatës së fundit të një viti më parë.

E për krijimin e këtij fondi ai ka menduar disa mënyra se nga t’i marrin këto mjete dhe si të veprojnë me to.

Është anëtari i grupit punues, Emanuel Bajra që ka prezantuar një skemë se si pritet të funksionoj ky fond.

Partneriteti Kapital-Shtet-Konsumatorë është alternativa më e mirë sipas Bajrit, e që është ekuilibri i ekuilibruar.

Në grafikën e publikuar janë këto të dhëna: Kosova posedon: 2 miliardë euro Trust, 1 miliardë Remitanca, 8 miliardë banka, 11 miliardë paga të gatshme, e që me fondin sovranë këto mjete do të ndahen tek cdo qytetarë të moshës mbi 21 vjeç, përmes xhirollogarive kombëtare.

Ku me pas nga këto mjete parashihet krijimi i 7 kompanive publiko-private (50-50 apo shtet-privat).

Por edhe disa prej këtyre mjeteve do të distribohen në të ardhura në konsum.

Kujtojmë se në shtator të 2021 u themelua grupi punues për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, me kryetar prof.dr. Besnik Pula

Komisioni Ekzekutiv për propozimin dhe hartimin e parimeve themelore, si parakusht për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës mbajti edhe mbledhjen e parë.

Në mbledhje u miratua Grupi Punues i përbërë nga anëtarët: Arta Hoxha, eksperte e auditimit bankar, anëtare e Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Edison Jakurti, doktorant i ekonomisë, ekspert i çështjeve të ekonomisë së brendshme, Emanuel Bajra, ekspert i industrisë ndërkombëtare financiare, dhe Tea Blakaj Hoxha, këshilltare ligjore e Kryeministrit.

Kryetar i Grupit Punues u zgjodh Besnik Pula, profesor në Universitetin Virginia Tech, në ShBA, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Kurti për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, i cili bëri një prezantim të shkurtër përpara Komisionit.