Thursday, February 2, 2023

Ali Ahmeti: Në Qeveri kemi ekip të sukseshëm, të mrekullueshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqje të...

Grubi: Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar...

Besnik Tahiri paralajmëron Vetëvendosjen: Fshijeni foton time nga video, ose përballeni me padi

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje se do të përballen me padi pas publikimit të videos “Çka ka, çka s’ka”, e ku është përdorur edhe fotoja e shefit të deputetëve të AAK-së.

Tahiri i ka bërë thirrje VV-së ta fshijë pjesën ku paraqitet ai, përndryshe do t’i padisë në gjykatë, shkruan Reporteri.net.

“Kush jeni ju me ma qit fotografinë mua, a mendoni se kjo veç kalon kështu? Dilni në veti, qysh ju doket juve me ju vendos një parti politike, fotografinë e juaj në video, pa keqpërdor asnjë gjë? Unë nuk lejoj kjo me shku kështu. Kërkoj nga LVV me ma heq atë fotografi, përndryshe të gjitha mekanizmat ligjorë që ekzistojnë në këtë shtet do t’i përdori, për me tregu ata çka kam keqpërdorë unë. Do të ballafaqoheni me gjykatë, me padi personale. Nuk lejoj kështu me më kriju shqetësime në familje”, tha Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit.

Në një video të titulluar “Çka ka çka s’ka këto 2 vite në Kosovë?”, Vetëvendosje ka sulmuar opozitën, duke pretenduar se këta të fundit kanë të bëjnë me vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika.