Sergio Busquets ka refuzuar ofertën prej 20 milionë euro në vit nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr. Pjesë e klubit arab është tashmë ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Por, mediumet spanjolle raportojnë se ylli i Barcelonës ka refuzuar t’i bashkohet klubit arab.
34-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Ai ende nuk ka vazhduar kontratën me klubin spanjoll.
Mesfushori i Spanjës është zhvilluar te skuadra e Barçës.