Në konferencën përgatitore në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson duke folur për rastet “Limaj” dhe “Haradinaj” ka theksuar se nga trupet gjykuese ishte konstatuar që UÇK nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile. Emmerson ka theksuar se përfundime të tilla janë nxjerrë pasi janë shqyrtuar dëshmitë të cilat do të shfrytëzohen edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

Derisa palët kanë diskutuar pikëpamjet mbi ekzistencën e pretenduar të një sulmi të përhapur ose sistematik në dritën e gjetjeve në rastet e TPNJ-së “Limaj” dhe “Haradinaj”, avokati Emmerson ka thënë se në këto raste nuk ishte e nevojshme të bëhet pyetje për sulm sistematik, meqë nuk ka ekzistuar sulm mbi popullatën civile.

Emmerson: Në rastin Limaj dhe Haradinaj është konstatuar që UÇK nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile

closevolume_off
“Në rastin ‘Limaj’ nuk janë paraqitur dëshmi që të dëshmojnë që UÇK-ja ka sulmuar popullatën civile, pas nuk ishte kjo në veprimtarinë e tyre, UÇK nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në rastin ‘Haradinaj’ gjykatësi arriti pak më tej dhe bazuar në të njëjtat prova, në paragrafin 122, konkluzionet e turpit gjykues atje ishin se nuk ka pasur sulm mbi popullatën civile, pra nuk ishte e domosdoshëm të bëhej pyetje fare për sulm të gjerësishëm apo sistematik pasi nuk ka ekzistuar një sulm mbi popullatën civile si premisë fillestare. Pra dy turpet gjykuese pasi kanë shqyrtuar të tërë dëshmitë të cilat do t’i shfrytëzojë edhe ZPS arritën në përfundimin që UÇK nuk ka pasur politikë për të sulmuar popullatën civile”, ka thënë ai.

Në këtë konferencë janë diskutuar edhe pikëpamjet e palëve mbi ekzistencën e pretenduar, natyrën dhe kohëzgjatjen e një konflikti të armatosur.