Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, duket se nuk është prekur nga ofendimet që në adresë të tij i ka bërë bashkëpartiaku Nevzat Bejta, i cili në një intervistë për Emisionin 200, në Alsat, Grubi e quajti teneqe.

“Faleminderit z.Bejta. E kam bashkëpartiak. I uroj punë të mbarë.

I uroj gjithë të mirat dhe shumë shëndet atij dhe familjes së tij”, tha Grubi në një prononcim për gazetën LAJM.