Saturday, June 3, 2023

Koncerti “Alpha Show”, Noizy zbulon lajmin e shumëpritur

Koncerti “Alpha Show” që organizoi vitin e kaluar reperi Noizy në Tiranë, kaloj çdo pritshmëri.

Noizy për këtë koncert kishte thënë se një ëndërr iu ka bërë realitet.

Por, për të gjithë ata që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij koncerti, reperi dha lajmin e shumëpritur.

Përmes një video në llogarinë e tij në Instagram u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të interesuar të marrin pjesë se me datat 4,5, dhe 6 gusht do të mbajë koncertin në Tiranë.

Por, siç theksoi, këtë vit është kujdesur që të gjej një ambient më të madh për shkak të numrit të madh të të interesuarve.