Viti 2022 është viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, me 7,5 milionë vizitorë të huaj. Duke tejkaluar edhe shifrat e turistëve para pandemisë, me 18% më shumë turistë se viti 2019. Kështu ka deklarua ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro gjatë bilancit të vitit të kaluar dhe pritshmëritë e këtij viti, duke theksuar se promovimi në mediat prestigjioze ndërkombëtare do të vijojë.
“Një emision do të ketë një edicion të dedikuar në fundjave të bukurive të Shqipërisë në BBC World News, nga një autore shumë e famshme. Kësaj po i bën vetë BBC Channel Four një promovim e më pas do e marrë edhe Netflix”, ka thënë Kumbaro.
Siguria në plazhe dhe monitorimi i mjeteve lundruese do jetë një pikë kryesore në sezonin e ri turistikë. Ndër të tjera Kumbaro tha turizëm të suksesshëm nuk mund të ketë pa mjedis të pastër, ndaj në fokus të 2023 është ndarja e mbetjeve por edhe trajtimi i ujërave.
“Në vitin 2023 fillojmë me dy investime të programit IPA. Se ne flasim për pastërti, po se dimë ku shkojnë mbetjet. Qarku Kukës dhe Qarku i Gjirokastrës do të ketë investime. Për lumin e Vjosës kem një plan shumë të madh që e kemi përgatitur gjatë vitit 2022. Pajisja e të gjitha bashkive që derdhen në lumin e Vjosës me impante të trajtimit të ujërave të ndotura, është revolucion sepse janë 7 bashki që do pajisen. S’flasim dot për Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Evropës ndërkohë që sot derdhen 7 bashki në të si mungesë e këtij investimi. Ky investim shkon në 80 milionë Dollarë”, është shprehur Kumbaro.
Futja xhubletës në UNESCO u cilësua nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti si suksesi më i madh i vitit 2022. Ndërkohë që ajo tha se gjatë 2023 do ketë edhe një fond mbështetës për punishtet e xhubletës, por edhe artizanët.