Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka reagur në lidhje me rrëzimin e helikopterit në Kiev të Ukrainës ku kanë humbur jetën 18 persona, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas.
Borell shkruan në Twitter se kjo është një tragjedi e tmerrshme teksa shpreh mbështetjen për popullin ukrainas dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.
“Rrëzimi i helikopterit në Brovary është një tragjedi e tmerrshme, duke marrë shumë jetë, duke përfshirë fëmijë dhe ministrin Monastyrskyi, zëvendësin e tij Yenin, Sekretarin e Shtetit Lubkovich. Ne qëndrojmë me popullin ukrainas në këtë moment të vështirë dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar në Twitter Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell.