Thursday, February 2, 2023

Autobusët sot qarkullojnë me itinerarin e së dielës

Transporti publik në Shkup sot do të funksionojë sipas itinerarit të së dielës për shkak të festës fetare Uji i Bekuar.

Siç njoftoi NQP “Shkup”, përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A,70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.

Të hapura nga ora 06:00 deri në 13:30 do të jenë pikat e shitjes në Qendrën Transportuese, Tregun e Gjelbër dhe Gjorçe Petrov.

Teleferiku do të punojë si në ditët e zakonshme, nga ora 10:00-17:00.