Thursday, February 2, 2023

Pse o Artan u bërë zv. Kryeministër, duheshte të mbetesh “hamall” i të tjerëve në BDI!

Kryetari i degës së BDI-së në Dibër, Artin Spahiu përmes një postimi i ka adresuar një letër të gjatë zëvendëskryeministrit të parë të RMV, Artan Grubi i cili po sulmohet vazhdimisht nga oponentët brenda partisë

Spahiu në postimin e tij e pyet Artan Grubin se pse u bëre zëvendëskryeministër dhe duke vazhduar më poshtë të numëroj arsyet:

Postimi i Artin Spahiut

“Pse o Artan u bëre zv/kryeministër? Ti ishe i mirë që punoje për çështjen kombëtar dhe tërthorazi për BDI-në e Ali Ahmetit, si organizata e vetme politike që ka për mision çështjen kombëtare; Ti ishe i mirë që të jesh në krye të protestave për mbrojtjen e Kalasë dhe për t’u përballur e për t’u rrahur me komitët; Ishe i mirë që të jesh shef i kabinetit të liderit Ali Ahmeti dhe t’i shërbesh atij dhe partisë me përkushtim e devotshmëri; Ishe i mirë që të dalish kandidat i BDI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe të shfrytëzosh autoritetin për të fituar rreth 35 mijë vota, si askush më parë; Ishe i mirë që në zgjedhjet parlamentare të 2011-s të futesh në listë i katërti, pa shpresë për të fituar; Ishe i mirë që të kryejsh gjitha funksionet në parlament dhe të jesh “violina” e gjitha proceseve në parlament; Ishe i mirë që, si i vetmi funksionar politik, ishe në mbrojtje të figurës së Ali Ahmetit, kur Zoran Zaevi publikonte “bombat” dhe u organizuat “Lagja e Trimave”, gjersa të tjerët si struci kishin futur kokën nën rërë dhe pritnin çfarë Zaevi të nxjerr për to; Ishe i mirë që në tryezën e partive politike në Përzhino të përfaqësosh Ali Ahmetin; Ishe i mirë që në zgjedhjet e 2016-s të jeshë bartës liste në periudhën më të vështirë të BDI-së, gjersa të tjerët ishin “onilenikë” të Zoran Zaevit; Ishe i mirë që gjatë mandtit 2016-2020 të jesh personi që punoje për çdo çast në oarlament; Ishe figura që në të gjitha proceset zgjedhore të kryeje rolin e “shërbyesit” të partisë, ndërsa në zgjedhjet e 2020-s të jeshë ”violina” e të fushatës; Ishe i mirë që në emër të Ali Ahmetit të negocoje me LSDM-në që programin zgjedhor të BDI-së ta bëje pjesë të programit zgjedhor, gjë që u arrit me shumë sukses. Gjer këtu ishe mirë Artan. Prej momentit të krijimit zë qeverisë, e “dhive”! Jo Artan, ti nuk je i mirë për të marrë funksione dhe ppzicione shtetërore. Ti je preson “hamall” që vetëm të bësh punë për partine, e funksionet dhe pozicionet ekzekutive duhen tjerë!!! Kthehi shërbetor Artan, leri tjerët që të marrin benefitet”! Mos e dh!!!”, shkruan mes tjerash ai.