Thursday, February 2, 2023

Saliu: Themeli, kulmi, betoni, çatia, oxhaku i BDI-së është Ali Ahmeti

Analisti politik Urim Saliu me një postim në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet Brenda BAshkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ai thotë se zjarri i vërtet në BDI është Ali Ahmeti, dhe sipas tij me zjarrin nuk luhet.

“Themeli, kulmi, betoni, çatia, oxhaku i BDI-së është Ali Ahmeti. Ju tjerët pa përjashtim në këtë parti pa Ali Ahmetin që nga hiçi u bëri të jeni dikush me gjithë këto të mira, në BDI jeni vetëm një ‘shtëpi prej kashte’. Zjarri i vërtetë në BDI është Ali Ahmeti dhe siç e dimë të gjithë: Me zjarrin nuk luhet”, thotë Saliu.