Mëngjesin e së enjten disa aksidente kanë ndodhur në Veternik në Prishtinë.
Policia ka thënë se në aksidentin e parë u përfshinë katër automjete.
Në aksidentin e dytë u përplasën dy automjete dhe në të tretin po ashtu dy automjete të tjera.
“Në Veternik rreth orës 08:50, kemi pranuar informatën për tri aksidente, 1.aksident me dëme materiale të përfshira katër automjete 2. Dy automjete, një person i lënduar 3.aksident me dëme materiale të përfshira dy automjete”, ka thënë Policia për KOHËN.
Njësitet përkatëse po merren me rastet.