Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Arbër Ademi në fjalën e tij në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” në Gostivar, deklaroi se fal politikave vizionare të Ali Ahmetit sot shqiptarët e Çashkës lirshëm e valëvitin flamurin kombëtar.

“Për 20 vite në Maqedoninë e Veriut nuk kemi pasur Ligj për regjistrim, gjatë kësaj përbërje parlamentare miratuam ligj për regjistrim të popullsisë dhe amvisërive, duke realizuar edhe në një premtim tonin ku në pozicione kyçe, apo procese kyçe të kemi nënshkrim të lidhur. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Entit Statistikor kanë pasur nënshkrim të lidhur dhe i kemi këto rezultatet që i kemi, nga 27.5 sa kanë qenë, sot kemi 29.5 për qind shqiptar në nivel shtetëror, si komunitet kemi pra ngritje. Sigurisht se i gëzohemi ngritjes së flamurit në Çashkë për arsye se në regjistrimin e fundit në Çashkë dolën mbi 50 % shqiptar, fal politikave vizionare të Ali Ahmetit”, tha Ademi.

Ai po ashtu informojë qytetarët për punën e deputetëve të BDI-së në këtë përbërje parlamentare. Siç theksoi janë miratuar shumë projekte të rëndësishme në interes të qytetarëve fal edhe angazhimit këmbëngulës të deputetëve integrist.

“Shumë ligje dhe akte të rëndësishme përfshirë edhe Korridorin 8 i cili ka kaluar në Parlament, rruga Shkup-Bllacë, si akt i veçantë i cili ka kaluar në Parlament, ligji për dokumentet e udhëtimit etj. Nëse në të kaluarën jemi përballur me probleme vetëm nëse lëshojmë kërkesë në dy gjuhë, sot nuk ka nevojë. Gjatë këtij mandati u soll ligji me çka dokumentet e udhëtimit janë edhe në gjuhën shqipe”, theksoi Ademi.