Punojmë për të krijuar një front të përbashkët për Europë, për të demonstruar vlera kombëtare, dhe po përpiqemi që ky vullnet të reflektoi edhe te bashkëqytetarët tanë maqedonas”, tha Ahmeti në fjalën e tij në kuadër të takimeve të tij me bazën partiake dhe qytetarët në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” sonte në Gostivar.

“Ne si shqiptar po se po jemi në ketë front. Unë kam takime me të gjitha partitë politike. Të gjithë e dinë se 20 vite jemi përpjekje, 20 vite kanë bërë beteja, fushata dhe nuk kanë mundur të na fitojnë. I takon BDI-së, kreut të BDI-së të shoh pak më larg dhe ti bëjë thirrje anëtarësisë, funksionarëve të vet, që ta mposhtim krenarinë dhe të jemi më racional dhe largpamës. Fronti për në Europë është vepër kapital që na avancon ne si kombe e shtet. Prandaj për gjera të mëdha nuk duhet të kapemi për vogëlsira. Më ka sharrë Arben Taravari, mirë por unë kam të drejtë morale ta bëjë, sepse edhe nuk kam sharrë”, tha Ahmeti.

Ai potencoi se në gjithë veprimtarin e tij politike është përpjekur që të ruajë komunikimin moral e njerëzor.

“Politika mbi të gjitha për mua është njerëzillëk, është shkencë, është moral, është etik. Meqë u hap tema se a do të jetë Gostivari në rikostruim të Qeverisë, nuk mund ta them se bisedimet ende vazhdojnë, por një ua them zgjedhje nuk do të ketë, ato të mbahen në afat të rregullt dhe kjo është më se saktë”, potencoi Ahmeti.