“Maqedonia e Veriut me çdo kusht duhet të ruaj orientimi pro-perëndimor edhe atë si për të siguruar jetesë më cilësore për qytetarët, poashtu edhe për arsye gjeostrategjike për gjithë rajonin”, kështu deklaroi deputetja gostivarasa nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Arta Bilall Zendeli në fjalën e saj në takimin me qytetarë dhe bazën partiake të liderit të kësaj force politike në Gostivar.
“Maqedonia e Veriut ndodhet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhëm e saj. Po jetojmë në një moment në të cilin me çdo kusht duhet të ruhet orientimi pro-perëndimor edhe atë si për të siguruar jetesë më cilësore për qytetarët tonë, për ne vet, por poashtu edhe për arsye gjeostrategjike për gjithë rajonin”, tha deputetja Arta Bilalli Zendeli në fjalën e saj.
BDI, shtoi ajo, gjithmonë ka mbajt anën e aleancave properëndimore.
“Megjithatë, në një moment si ky fatkeqësisht shohim shumë ndarje, përçarje dhe polarizim në shoqëri, por kultivimi dhe ruajtja e demokracisë janë obligim për partitë politike të mirëfillta ku bënë pjesë edhe organizata jonë politike”, nënvizoi deputetja.