Thursday, February 2, 2023

Grubi priti në takim Veliajn: Diskutohet mbi procedurat e Korridorit 8 dhe dinamika e punimeve

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë diskutuar mbi ecurinë e procedurave për Korridorin 8 si dhe dinamikën që ka ndërmarë Qeveria për fillimin e punimeve.

Me kënaqësi mirëprita sot në takim të parin e Tiranës, mikun tim të ngushtë Erion Veliaj.
Me Erionin e ndajmë vizionin progresiv për të afruar më shumë me njëra – tjetrën kryeqendrat e vendeve tona dhe ky angazhim është preokupim i yni i përditshëm.
Njoftova të parin e Tiranës mbi ecurinë e procedurave për Korridorin 8 që me dinamikë të thelluar si Qeveri kemi ndërmarrë për të filluar që në pranverën e hershme punimet për realizimin e këtij projekti që do të shkurtojë distancën mes Shkupit dhe Tiranës në më pak se 2.5 orë.
Erioni në Shkup është në shtëpi të vetën!
https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0kS8MDRwdNX6hChpgmUaYMNwEpXYUuVmpYbUPobFFCTiCXGf67P1JePFhTFNzdnZpl/