Thursday, February 2, 2023

Hyrja e mundshme e ASH-së në Qeveri, Osmani: Këtë vit merren vendime për 30 vitet e ardhshme

Ka takime në vazhdimësi, kur do të jetë takimi i ardhshëm formal kuptohet se do të pyesni te kryeministri, kështu u përgjigj ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në pyetjen se kur pritet të ketë takim mes ekzekutivit dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell TV21. Osmani tha se ky vit nuk është vit i zakonshëm ku partitë mund të merren me kalkulime ditore politike, ndërsa theksoi se mendon se është momenti për krijimin e frontit të përbashkët për të ardhme evropiane.

“Bisedimet vazhdojnë. Ne mendojmë se me të vërtet këtë vit është krijuar momentum politik ku duhet të merren vendime të caktuara që do t’i determinojnë 10-20-30 vitet e ardhshme. Ky vit nuk është vit i zakonshëm ku mund partitë të merren me kalkulime ditore politike, por bëhen zgjidhje që janë strategjike dhe që janë me rëndësi për të ardhmen e vendit”, tha Osmani duket shtuar se nuk mund të sigurojë se si do të zhvillohen bisedimet për të siguruar shumicë parlamentare për ndryshimet kushtetuese.