Thursday, February 2, 2023

Mot me shi, në zona të caktuara edhe borë

Për ditën e sotme parashikohet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të cilat në orët e mëngjesit pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.

Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale kthjellimesh, përderisa reshjet lokale do të mbesin të pranishme në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 9°C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 21-47 km/h.