Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti nga takimi i së premtes me qytetarët e Gostivarit ka folur edhe për përpjekjet e faktorit politik në vend për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese për futjen e komunitetit bullgarë në Preambulë, dhe me këtë heqjen e barrierës në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“Palët duhet të reflektojnë për ndryshimet kushtetuese, për arsye se nuk humbë kombi maqedonas. Me këto ndryshime fiton kombi maqedonas dhe legjitimohet në arenën ndërkombëtare. Nuk do të futen në kushtetutë vetëm bullgarët, por edhe kroatët dhe malazezët. Nuk e kuptojë përse përhapet e gjithë ajo polemik e paarsyeshme nga opozita maqedonase, për arsye se duke qenë në Evropë forcohesh, për arsye se Evropa është e diverziteteve. Kushtetuta duhet ndryshohet patjetër sepse është marrëveshje e nënshkruar dhe obliguese, do të ndodhë sot apo nesër, por ky sqarim duhet bërë nga pozitë e opozitë e bashkëqytetarëve tonë maqedonas. Edhe emir kur u ndryshua të njëjtën retorik përdornin, por asgjë nuk ndryshojë. Kjo është marrëveshje ndërkombëtare obliguese”, theksoi Ahmeti.