Thursday, February 2, 2023

Nuk shuhet historia e Ali Ahmetit!

Koment: TetovaSot

Një jetë të tërë ka jetuar mes përndjekjesh, kurthesh, spiunazheve, maltretimeve, shpërnguljeve, bastisjeve ,rrahjeve, por nuk i’a kanë dalë dot.
Jeta e tij prej një veprimtari, revolucionari dhe në fund prej një politikani ka dëshmuar se sa i qëndrueshëm është ky njeri i triumfeve, i durimit dhe i faljes.
Kush ka qenë me të e ka shijuar fitoren dhe kush ka ikur nga ai e ka parë humbjen, nëpërkëmbjen dhe turpin.
Jeta dhe veprimtaria e Ali Ahmetit nuk ka nisur nga kolltuqet, por nga lëvizjet dhe veprimtaria ilegale. Ai ka qenë shënjestër e përndjekjeve nga rregjime më të egra të kohëra të ndryshme dhe ka dalë me çmimin e sakrificës duke qenë i vetëdijshëm se në atë rrugë prej kombëtari ka mundur t’a paguajë edhe me çmimin e jetës.
Krejt kjo histori lavdie e ka ngritur dhe sjellë këtu ku është, por ajo që nuk dallon nga kohërat është se Ali Ahmeti mbetet po i njëjti njeri. Mbetet po ai që diti të bëjë luftën dhe poashtu edhe paqën dhe politikën.

Shumë njerëz nuk i’a dolën mbanë. Shumë parti, kryetarë partie e kryeministra nuk janë më në politik, ndërsa historia, ëndërra dhe Ali Ahmeti vazhdojnë ti prijnë kësaj beteje të pakompromis për të drejta të shqiptarëve dhe eurointegrimin e vendit në BE.
Ka fituar shumë beteja më të lavdishme dhe ai është mësuar me këto vështirësi por, këtë se kanë kuptuar të tjerët ,që të shkëputesh nga ky njeri, ke humbur gjurmët e një shqiptarie. Kjo histori fitoresh serike lidhet me emrin dhe figurën e tij prej patrioti dhe politikani. Kush ka qenë me të ka fituar dhe kush ka ikur nga ai ka patur fatin e Eskilit, këtij humbësi të madh.

Dhe çuditërisht dje, sot dhe nesër zgjohen, janë zgjuar dhe do të zgjohen grupe të caktuara jashta dhe brenda partisë të cilët duan “ndryshimin” por harrojnë se pa historinë e Ali Ahmetit humbjen e kanë të garantuar bashkë do të bartin me vete edhe turpin.

Aliu do fitojë sërish, kjo nuk diskutohet. Ai ka fituar gjithmonë, sepse që nga koha LPK-së, e UÇK-së së Kosovës, UÇK-së – Kombëtare e deri sot në BDI shërbime të ndryshme kanë tentuar të shuajnë gjurmët dhe historinë e një flokë thinjuri të një njeriu të vogël, por me zemër të madhe për kombin.
Shërbimet sllave, serbe dhe të ndryshme kanë tentuar me mijëra herë të krijojnë hendeqe dhe barikada të ndryshme për të ndalur hovin, për të bllokuar ëndrrën dhe për të zhdukur historinë e tij për katër dekada veprimtari kombëtare, por nuk i’a kanë dalë dot dhe nuk do ia dalin edhe viteve tjera.

Më pas tentuan me montime, skenare kundër shqiptarëve për ta gjunjëzuar po para shqiptarëve, por sërish nuk ia arritën dot.
Ndaj tij është tentuar edhe me dosje nga Beogradi, me përgjime nga bombat dhe në fund me përçarje brenda BDI-së, duke i nxjerr një nga një miqtë e tij që ai ju besonte më shumë, vetëm e vetëm për të nënshtruar para ëndrrës dhe historisë së tij.

E mashtruan gjeneralin e UÇK-së, Gëzim Ostrenin dhe ia nxorrën si diell mbi kokë për të nënçmuar UÇK-në dhe rrugën e Ali Ahmetit që kishte mbërritur deri këtu ku jemi sot. As me atë nuk ia arritën ta mposhin as historinë e as gjurmët e një veprimtari të kombit. Gjenerali mbeti me turp, ndërsa Ahmeti ecën me kokën lartë.
Tentuan tia humbin dinjitetin, krenarinë dhe autoritetin edhe në vendlindjen e tij, për ta nënçmuar para familjes para shqiptarëve dhe para kombit duke ia nxjerr sërish diellin mbi kokë tani nipin e tij Fatmir Limanin për ta humbur shqiptarët Uskanën e për të nisur rrënimi i Ahmetit nga vendlindja, sërish nuk ia arritën e humbën edhe luftën edhe morën turpin me vete.
Dhe në fund janë duke provuar me Musa Xhaferin bashkë që ky i fundit në emër të llogaridhënies duke ëndërruar që të shkatërroj dhe dëmtoj historinë e Ali Ahmetit bashkë duke futur në kurthe Izet Mexhitin e Blerim Bexhetin dhe Nevzat Bejtën që të kërkojnë zbrapsjen e qëllimve evropiane të Ali Ahmetit.

Nuk do i’a dalin as me këtë lojë sepse e gjithë kjo histori përplasjesh, jo që nuk do t’a njollosë historinë e Ali Ahmetit,por do t’a lartësojnë edhe më lartë atë.

Sepse sot Ali Ahmeti bashkë me UÇK-në përfaqëson OSBE-në ndërkombëtare, sot UÇK-ja e Ali Ahmetit është Bujar Osmani dhe krenaria e shqiptarëve një fryt i historisë së Ali Ahmetit, është Artan Grubi duke demonstruar se si udhëhiqet qeveria nga një shqiptar dhe shkruar një histori shqiptare lidhjesh me Korridorin 8 dhe Shkup-Bllacë, Portin e Thatë në Strugën shqiptare dhe hekurudhën me Shqipërinë, është Kreshnik Bekteshi me luftën për energji dhe krizën ushqimore, Naser Nuredini me Kodrën e Diellit një ivestim milionëshe për shqiptarët, pas Naserit UÇK-ja e Ali Ahmetiti do të jetë Jeton Shaqiri që do të pres shiritin e UNT në kazermën “Ilinden” dhe shumë shkolla e salla në komunat tona, UÇK-ja e Ali Ahmetit është edhe Fatmir Besimi me menaxhimin perfekt të buxhetit dhe përfaqësimin dinjitoz në FMN, BB, etj, kjo është historia e Ali Ahmetit, kjo është ëndrra e Ali Ahmetit.

Andaj veprimtaria e Ali Ahmetit i ka rrënjët e thella sot dhe nesër, këto rrënjë i ka tek populli dhe për popullin.

Aliu është këtu me peshën e rezistencës së madhe dhe këtë akt krenarie do t’a ketë deri në frymën e tij të fundit.