Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, Valdet Xhaferi në ditën e pestë të takimeve intensive të liderit Ali Ahmeti me bazën partiake dhe qytetarët në kuadër të takimeve informative “Bashkë për Europë”, deklaroi se Gostivari meriton më shumë, andaj komunikimi direkt me qytetarët është një qasje serioze për të institucionalizuar kërkesat e çdo qytetari.
“Gjatë gjithë këtyre bashkëbisedimeve që kemi pasur, kemi marrë dhe kemi përcjell porosi të pastra nga bashkëqytetarët tanë. Ne si degë e BDI-së me gjithë ekipin edhe paraprakisht kemi qenë në një kontakt intensivë me çdo anëtarë, çdo simpatizantë dhe me gjithë atë që kanë dashur të jemi në kontakt. Nga gjithë këto tubime e bashkëbisedime të cilat i kemi realizuar kemi parë se më të vërtet qyteti ynë, sidomos në nivel lokal në funksionim të pushtetit lokal ka telashe dhe shqetësime serioze, andaj sot e ditët në vijmë gjithmonë pa ndërprerë lideri ynë së bashku me gjithë këtë ekip janë me ne që të mund të japin një trajtim krejtësisht ndryshe qytetit tonë. T’i japim një qasje krejtësisht të re bashkëqytetarëve tanë, për arsye se gostivarasit e meritojnë”, tha Xhaferi në fjalën e tij.
Gostivarasit, shtoi ai, njihen si njerëz esnaf, intelektual, esnaf e mikpritës andaj do të jemi këtu gjithmonë për të dëgjuar zërin tuaj dhe ta ngremë nivelin e vetëm për ju qytetarë të nderuar, për arsye se vërtet ky qytet e meriton një trajtim krejt ndryshe.