Thursday, February 2, 2023

Ali Ahmeti: Në Qeveri kemi ekip të sukseshëm, të mrekullueshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqje të...

Grubi: Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar...

Dauti: Rruga për Evropë nuk ecet pa shqiptarët!

Si gjithnjë, rruga për Evropë po bëhet me kontributin edhe të shqiptarëve, ndonëse ka përpjekje dhe “të interesuar” edhe në bllokun shqiptar, që të bëhen pengesë kësaj rruge, duke iu ndihmuar kështu atyre që kanë interesa të veta ose madje synojnë orientime të tjera”, ka shkruar kolumnisti Daut Dauti në shkrimin “Beteja e fundit për Evropë” në numrin e sotëm të gazetës “Koha”.

Ai shkruan se vendi po kalon fazën më të ndërlikuar të “kullimit” të ujit të turbull të skenës politike, ku zhvillohen dy beteja paralele. Njëra, që e zhvillon shumica parlamentare, betejën për Evropë, që çon me votimin e ndryshimeve kushtetuese. Dhe tjetra, e opozitës maqedonase plus Lëvizja Besa, që jo se nuk u intereson Evropa, por që mendojnë se së pari duhen bërë zgjedhjet e parakohshme. Tek këtyre ditëve duket se po rrezohet uji, pas shenjave të para për përforcimin e shumicës parlamentare me deputetët e Aleancës për Shqiptarët. Në këtë mënyrë, duke iu afruar numrit 75(sipas SeladinXhezairit, gjë e sigurt), punët sikur marrin “kahun e Evropës”, duke na kthyer për pak në të kaluarën kur një shumicë tjetër për votime kushtetuese(për implementimin e Marrëveshjes së Prespës), qe siguruar hiq më pak po me votat e deputetëve të VMRO-së.

Dauti më tutje, komenton edhe disa skenarë opozitarë, për të cilat është shkruar kohëve të fundit, madje dhe me aktorë që deri dje kanë qenë përballë njëri tjetrit. Sipas tij, shfrytëzimi i situatës me një pretekst nacional brenda maqedonas, është kauza që e shfrytëzon VMRO-ja. Mirëpo, për cilëndo parti shqiptare do të ishte problem bashkëngjitja këtij qëllimi, kur dihet se realizimi i tij nuk bëhet vetëm me bashkimin me VMRO-në, por patjetër edhe me partinë e Apasievit.

Le t’mos ia mohojmë orientimin pro NATO-s dhe pro-BE-së(me gjithë sentimentin prorus në rritje në anketa te një masë njerëzish që mund të jenë votues të tyre), por të jesh bashkëudhëtar me Levicën, e deklaruar si kundër këtyre qëllimeve dhe kundër Kosovës, çdo opozitar shqiptar do të duhej ta vinte gishtin në kokë. Nëse jo për tjetër, edhe për shkak të përvojës së hidhur që patën Aleaca dhe Alternativa në zgjedhejte fundit lokale, kur bashkëpunimi parazgjedhor, ua përgjysmoi elektoratin! Çka do të kërkonte një parti shqiptare në këtë shoqëri? Nëse ka ndonjë deklaratë më makiavelistë dhënë deri tash, sigurisht është ajo e liderit të Lëvizjes Besa që haptas thase nuk i do ato eurointegrime për të cilat angazhoet ministri Osmani!”, ka shkruar Dauti.

Edhe sikur të dështojë krijimi i dy të tretave të votës, me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, bie krejtësisht në ujë qëllimi opozitar për zgjedhje të reja, me çka, për zgjedhjet e ardhshme, ka gjasë të krijohet blloku pro-evropian, nga partitë aktuale në pushtet, me mundësi për t’ia prishë matematikat VMRO-së dhe Të Majtës, nëse do të mbeteshin vetëm me Besën si aleate.