Monday, September 25, 2023

Pasholli: Jam shumë krenare që politikën e mësojë nga Ali Ahmeti

Nënkryetarja dhe deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Arbana Pasholli në fjalën e saj në turrin e takimeve të liderit Ali Ahmeti me qytetarët, bazën partiake dhe Forumin e gruas në Gostivar tha se politika nuk mund në asnjë mënyrë të funksionojë pa mbështetjen e qytetarëve, por edhe gruas si pjesë përbërëse e shoqërisë, andaj shtoi ajo, takimet e integristëve “sy me sy” me qytetarin tanimë janë shndërruar në traditë dhe mision.

“Ndër vite kam ndjekur veprimtarin e liderit Ali Ahmeti dhe jam shumë krenare që politikën e mësojë nga një lider i cili gjithsecilit nga ne i ka dhënë hapësirën të jemi vetvetja, por gjithashtu edhe të mësojmë kur gabojmë. Mos ti mbyllim dyert, por duke shtruar dorën e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe pajtimit të gjejmë zgjidhje. Politika nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e qytetarëve, andaj ndërvite BDI po zhvillon takime të rregullta me qytetarë edhe kur nuk është fushatë zgjedhjesh, për të marrë vërejtjet, kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve që të përmirësojë veprimin e saj, por pa dyshim edhe për të folur edhe për të arriturat që nuk janë të pakta”, tha Pasholli.
Mes tjerash në fjalën e saj, ajo u ndal edhe në fjalimin e kryetarit të BDI-së – Ali Ahmeti të mbajtur në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit të përgjithshëm ju kryetar deklaruat dhe po ju parafrazojë: ‘Të mos bëhemi peng të funksioneve, por të çojmë përpara misioni’. Misioni juaj për të siguruar një të ardhme të konsoliduar të këtij vendi, që në vete nënkupton edhe integrimin në Bashkimin Evropian është tepër fisnik dhe unë bashkë me kolegët bashkëpunëtorët dhe aktivistët e BDI-së, më e pakta që mund të bëjnë për të shprehur respektin ndaj misionit tuaj është që tu bëjmë krenar me sjelljen dhe punën tonë”, nënvizoi deputetja Pasholli.