Thursday, February 2, 2023

Ali Ahmeti: Në Qeveri kemi ekip të sukseshëm, të mrekullueshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqje të...

Grubi: Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar...

Grubi i premton rinisë: Unë nuk do ua zë rrugën

Në ditën e shtatë të takimeve “Bashkë për Europë” me bazën partiake dhe qytetarë të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, mbrëmjen e së shtunës u zhvillua takimi përmbyllës me rinin e Gostivarit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në fjalën e tij mes tjerash tha se jemi këtu me strukturat partiake, biznesit dhe grupeve tjera të interesit për t’iu thënë se BDI jeni ju, dhe se BDI është e juaja.

“Më bëhet shumë qejfi kur ju shoh kështu të bashkuar. Nuk ka më të bukur se rinia, nuk ka më të mirë se rinia. Nuk ka më mirë se të përmbledhësh një javë aktivitet me aktivitetin rinor, me ata të cilët duhet t’ua dorëzojmë stafetën ne, për ta udhëhequr BDI-në në 20 vitet e ardhshme. Të dashur vajza djem më të mirë të BDI-së, jemi këtu me strukturat e partiake dhe biznesit për t’iu thënë se BDI jeni ju, dhe se BDI-ja është e juaja. Ju jeni e ardhmja e BDI-së dhe më bëhet shumë, shumë qejfi pakrahësimisht që keni vendosur të bëheni si Hasan Prishtina për Ismail Qemalin, se Ismail Qemalin e ditëve tona e kemi me vete, apo Bajram Curi, apo Luigj Gurakuqi. Ju garantojë në çdo gjë që kam se jeni në rrugën e drejtë, që jeni në rrugën që i bëni krenar edhe prindërit tuaj, sepse jeni rreshtuar pas rilindasit të fundit, Ali Ahmetit”, tha Artan Grubi – zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë.

Ai theksoi se rrallë njeh historia burra e gra që janë përtej kohës, që tejkalojnë çdo vlerë kombëtare.

“Më bëhet qejfi që ju shoh kaq shumë të rreshtuar pas Ali Ahmetiti. Jo, pas nesh. Ne jemi shoqërues, bashkëpunëtor. Është i vetmi i cili syrgjinoset, martirizohet për Ju. Do i hanë të gjitha thuprat e mundshme për tua mundësuar juve jetën më të mirë. E lexuat një shkrim të një shoku tonë, tha pse nuk mbetesh hamall edhe pak, pse nuk mbetesh shërbëtor i BDI-së edhe pak! I vetmi që na qëndron prapa tu jep shansin edhe atyre që ishin 20 vjet, edhe këtyre që sot po e fillojnë rrugëtimin është Ali Ahmeti”, nënvizoi Grubi.

Unë, shtoi ai, bashkë me këto bashkë-partiak këtu dua t’iu bëjë një premtim shumë të sinqertë juve se betejat që po zhvillohet për ta mbajtur BDI-në gjallë edhe 20 vjet tjera, edhe 20 vjetra pas atyre, nuk do iu përsëritet sepse do e keni të lehtë, as unë as Valdeti, as Fatoni, as Arbëri, nuk do ua zëmë rrugën.