Thursday, February 2, 2023

Shumica e shqiptarëve besojnë se shteti është i përgatitur për tu përballur me krizën energjetike

Në anketën e zhvilluar nga IPIS e cila u prezentua gjatë emisionit DETEKTOR në TV SITEL, ku ishte i ftuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nga të anketuarit shqiptarë 47% besojnë se shteti është i përgatitur për tu përballur me krizën energjetike gjatë periudhës në vijim, për dallim nga të anketuarit maqedonas nga të cilët vetëm 28% besojnë se shteti ka kapacitet të përballet me krizën energjetike.

“Pas shumë viteve të gjitha kapacitet energjike në vend janë duke punuar për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike” tha Bekteshi.

Gjithashtu, Bekteshi përsëriti se nga 1 janari 2023 do të ketë çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

“Gjithsej 99.2% e amvisërive në vend do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike” ka deklaruar Bekteshi.