Thursday, February 2, 2023

Aliu: Integrimi në BE kërkon reforma, sundim të së drejtës dhe luftë kundër korrupsionit

Duke folur për zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese, analisti, Qenan Aliu në një prononcim për Bild.mk ka deklaruar se njëherë duhet pritur të përfundojnë negociatat mes partive të cilat janë në bisedime.

“Duhet pritur se si do të përfundojnë eventualisht negociatat nëse do të ketë ftesë oficiale për zgjerimin e Qeverisë”, deklaroi Aliu.

Ai foli edhe për krijimin e frontit pro-europian dhe sfidat të cilat e presin këtë “front”.

“Integrimi në BE kërkon reforma, sundim të së drejtës, gjyqësor të pavarur dhe luftë permanente ndaj krimit dhe korrupcionit”, tha mes tjerash analisti Qenan Aliu. /bild.mk/