Saturday, January 28, 2023

Java nis me shi, në zonat malore reshje dëbore

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme. Në mëngjes priten reshje të shiut të cilat gjatë pasdites në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Në male dhe në viset më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë.