Saturday, January 28, 2023

Grubi: Themelet e BDI-së qëndrojnë te populli

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se në takimin e sontshëm me qytetarët e Tetovës, u dëshmua se BDI qëndron mbi themele të forta.

Grubi pëkrahjen masovike ndaj kryetarit Ahmeti e cilëson si mesazh të fuqishëm se populli ynë ka frymë pro europiane drejt zhvillimit të vendit.

Statusi i plotë pa ndërhyrje:

Mikëpritje masovike për Kryetarin Ali Ahmeti dhe agjendën europiane të vendit sot në Tetovë në takimin me qytetarët e këshillave vendorë Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël 1, Reçicë e Vogël 2, Teqe, Jashtë Vardarit dhe Bregu i Diellit.

Themelet e Bashkimit Demokratik për Integrim qëndrojnë te populli dhe ai po qëndron sërish sot në përkrahje të vizionit proeuropian të zhvillimit të vendit.

Bashkë për në Europë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid09XUy97UDgutULJmQMRAE6jJuNyB6fqT5DEbC95yy458MXSj7YXqMfT6wsThuUVCpl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz