Nofka “Komandant”, të cilin Talat Xhaferi e përdor kur i drejtohet kryetarit të BDI-së, u bë mollë sherri mes gazetarëve të mediave maqedonase dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, njofton indeks.mk

Xhaferi tha se është çështje private se si ai i drejtohet kryetarit të partisë. “E dijmë, nuk jemi në 2001, por edhe në vitin 2100 të jemi, nuk mund të më tregojë askush se si t’i drejtohem apo si të kontaktoj me kryetarin e partisë time”, tha Xhaferi.

I pyetur nga gazetarët, se pse i drejtohet me nofkën “Komandant”, Xhaferi tha se askush nuk mund t’ia ndalojë që Ahmetit t’i thotëKomandant.