Thursday, February 2, 2023

Kuvendi bullgar do të debatojë për Maqedoninë e Veriut

Kuvendi kombëtar i Bullgarisë sot është paraparë të diskutojë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe siç është paralajmëruar, për sulmin e fundit fizik ndaj një shtetasi bullgar.

BTA njofton se para deputetëve do të drejtohet ministri i Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov.

Propozimi për vendosjen e kësaj pike si pikë të tretë në rendin e ditës të seancës së sotme është me kërkesë të partisë Rilindja dhe komisionit parlamentar për politikat për bullgarët jashtë vendit.