Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë i pyetur nëse do të ketë në listën e zezë të ShBA-së funksionarë të BDI-së, Ahmeti vlerësoi faktin edhe nëse ka, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista.
“Mendoj që janë ca legjenda që thurren, listat e zeza të funksionarëve. Tash për tash nuk ka asnjë informacion zyrtar.
Këtu kanë qenë përfaqësues të lartë të ShBA-së. Janë interesuar mbi proceset në vend, sidomos për korrupsionin, për kr imin, për sundimin e ligjit. Kanë qëndruar disa ditë dhe janë kthyer.
Mirëpo këtu, si Europa, si Amerika kanë përfaqësitë e veta, kanë vëzhguesit e vet dhe unë nuk kam ndonjë ifnormacion për hartim të listave të zeza.
Nëse ka lista të zeza dhe ky vlerësim është bërë nga Departamenti i Shtetit, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista. Nuk kam çfarë u bëj unë” – deklaroi Ahmeti.
Debat.mk