MAQEDONI
RMV u hoq nga rendi i ditës së seancës në Parlamentin e Bullgarisë
24.01.2023 14:01
Edhe pse u paralajmërua, debati për sulmet ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut…

Edhe pse u paralajmërua, debati për sulmet ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, u hoq nga rendi i ditës i séances në parlamentin bullgar. Ministri teknik për Punë të Jashtme, Nikolaj Milov, nuk u paraqit në seancën lidhur me një rast tjetër të sulmit fizik ndaj bullgarëve dhe shtetasve bullgarë në RMV.

Për shkak incidetneve të fundit, MPJ e Bullgarisë thirri për konsultime në Sofje ambasadorin Angel Angelov, për të dhënë sqarime rreth zjarrvënies në klubin “Ivan Mihajllov – Manastir në qershor 2022, tre sulmet në ndërtesën e klubit Car Boris III – Ohër, përfshirë të shtënat me armë zjarri më 24 nëntor 2022sulmin brutal më 19 janar 2023 të sekretarit të organizatës “Car Boris III” në qytetin e Ohrit Hristijan Pendikov, fushatën agresive antibullgare në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut si dhe miratimi i ligjit për fondacionet dhe shoqatat në RMV në nëntor 2022. Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikolai Milkov tha se i ka njoftuar kolegët e tij në Këshillin e BE-së për rastet e rritjes së presionit ndaj përfaqësuesve të pakicës bullgare në RMV e pret që BE të mbajë qëndrim.

Mardhëniet me Bullgarinë ishin edhe në qendër të diskutimit dje të Presidentit Stevo Pendarovski Këshillin e të Sigurisë, pas së cilës presidenti tha se do t’i propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes së një eurodeputeti dhe disa shtetasve të tjerë bullgarë, që sipas tij, me retorikën e tyre nacionaliste, ndikojnë në kontekstin e zhvillimeve aktuale.