Marrëveshja e Ohrit faktorizojë shqiptarët, ndërsa tani prioritet është infrastruktura, rrugët, kanalizimet, kështu tha në fjalën e tij para banorëve të Shipkovicës, drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” – Ejup Rustemi në suaza të takimeve të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake.

“Shpesh herë kemi ardhur në Shipkovicë, kemi kuvenduar e biseduar sepse ky është koncepti i liderit tonë Ali Ahmeti. Kemi ofruar gjithmonë platforma me punët që duhet bërë. Sonte kemi ardhur të bisedojmë bashkërisht për projektet që kemi bërë dhe që duhet bërë, e poashtu për të dëgjuar zërin tuaj. Fuqinë BDI e ka marrë gjithmonë nga vota juaj. Me Marrëveshjen e Ohrit dhe të mirat që solli kjo marrëveshje duke faktorizuar shqiptarët, ishte një qëllim që u arrit, ndërsa tani prioritet është infrastruktura, rrugët, kanalizimet etj. Jemi të vetëdijshëm se Covidi e poashtu dhe lufta Rusi-Ukrainë rriti çmimet në ndërtimtari mirëpo po menaxhohet mirë falë ministrave tanë dhe nuk ka shkurtime të buxhetit. Kemi ndërtuar dhe rehabilituar shumë rrugë, poashtu kemi investuar në autostradën Kërçovë-Ohër, Rrugën e Arbërit, e poashtu planifikuam dhe rrugën e Bllacës si dhe projekte të tjera. Jemi në bisedime për korridorin 8 dhe 10D, rrugën Tetovë-Prizren, projekte këto kapitale. Gjithë këto projekte po realizohen falë lidershipit të Ali Ahmetit”, tha Rustemi.(Indeks.mk)