Thursday, February 2, 2023

Ali Ahmeti: Në Qeveri kemi ekip të sukseshëm, të mrekullueshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqje të...

Grubi: Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar...

“Fronti për Europë”, Zajkova: Në “trenin e shpejtë” për BE, duhet të hipin të gjithë

Partia Liberal Demokratike (PLD) iniciativën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, për krijimin e “Fronit për Europë” e cilëson si të qëlluar dhe të kohës, pasi që siç thonë nga kjo parti, ndajnë të njëjtat vlera evropiane. Kryetarja Monika Zajkova, në një prononcim për Indeks.mk thotë se për PLD-në integrimi i vendit në Bashkimin Evropian (BE) është i një rëndësie të veçantë.

“PLD do të mbështesë gjithçka që nënkupton lëvizjen e trenit të shpejtë të Bashkimit Evropian dhe agjendës evropiane, që do të siguronte një standard më të mirë jetese dhe një shtet të reformuar. Por për të reformuar duhet vullnet dhe zgjidhje dhe ndër vite nuk na ka penguar askush, përveç vetes. Megjithatë, kur i bashkohesh një koalicioni, duhet të dish se cilat do të jenë qëllimet programore të atij koalicioni, për çfarë shërben, çfarë politikash dhe zgjidhjesh do të krijojë për qytetarët dhe mirëqenien e shtetit. Nuk e kam dëgjuar akoma asnjë parti të mohojë se nuk është për integrim evropian, që do të thotë se ne të gjithë kemi të njëjtin synim”, deklaroi Zajkova për Indeks.mk

Për PLD-në, shprehet ajo, gjithmonë do të jetë e rëndësishme se cilat ideale do të ndajë ai “front” dhe nëse është në interes të zhvillimit të shtetit, si dhe çfarë programi do të zbatojë.
“Për mua nuk ka ndarje në bazë etnike, ka ndarje cilësie të mirë dhe cilësi të dobët, aftësi dhe paaftësi, duhet të tregojmë se jemi realisht për synime evropiane që do të thotë të krijojmë zgjidhje për një jetë më të mirë për çdo individ, dhe jo vetëm për interesa të ngushta partiake dhe zgjidhje personale. Për shtetin dhe para qytetarëve, çdo subjekt politik që ekziston në skenën politike maqedonase ka përgjegjësi të barabartë”, nënvizoi ajo.(Indeks.mk)