Thursday, February 2, 2023

RMV, qytetarët mund t’i dorëzojnë kërkesat për nënshtetësi, pasaportë dhe letërnjoftim në formë elektronike

Prej këtij viti, kërkesat për dokumentet personale qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i dorëzojnë edhe në formë elektronike, nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët mund të dorëzojnë kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe pasaportës duke i përdorur mjetet për identifikim elektronik nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike në pajtueshmëri me dispozitat nga fusha e udhëheqjes elektronike dhe shërbimet elektronike”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Për t’i shfrytëzuar këto shërbime, duhet që të hapet profil në portalin nacional. Procedura e hapjes së profilimit shpjegohet në videon e publikuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës:

Sipas kontrollit që bëri Portalb.mk, këto formularë tanimë mund të bëhen edhe online, fillimisht duke klikuar në kategorinë “Ngjarje jete” dhe pastaj në nënkategorinë “Dokumente personale”.

Pastaj zgjedhni llojin e dokumentit, aplikoni dhe e mbushni formularin.