Thursday, February 2, 2023

Ahmeti: Rruga drejt BE është e pandalshme

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka qëndruar në malësinë e qytetit të Tetovës ku ka takuar banorët e fshatrave Rasadishtë, Gajre, Lisec, Shipkovicë, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe drejtorët Ejup Rustemi dhe Bekim Maksuti.

Kjo nuk është fushate elektorale, por takime tradicionale që BDI të kontakoj me qytetarët dhe të dëgjoj mendime e vlerësime nga ju, çka kemi bë e çka mund të bëjmë edhe më mirë! Sot nuk e di pse nuk e kemi mbajt këtë takim tek salla e sportit, sepse tash e keni sallën e sportit. Ne nuk jemi pak, jemi shumë, prandaj na duhej sonte salla. Folën përpara meje funksionarë të BDI-së. Dëgjova se janë bërë shumë punë të mira, mirëpo e mira nuk ka fund, Korridori 8 uroj të nis sa më shpejtë, sepse është vepër kapitale, pas gjuhës, flamurit e universiteteve. Shpallëm malin Sharr – Park Kombëtar, sepse pasurinë tonë natyrore mund të shfrytëzojmë si pikë turistike. Për simbole e universitete folëm dhe unë them të na rrojnë, por tani është koha të kërkojmë cilësi, të rangohen në lista në pozita më të larta për nga cilësia. Më nuk ka kanë fajët Jovani e as Stojani, por të shohim veten se çfarë jemi duke punuar! Covidi na shkëputi nga komunikimi tradicional i yni sepse ashtu ishin rethanat. Pastaj, ndodhi lufta Rusi-Ukrainë që akoma mbëtët zonë e nxëhtë. Kam takuar një delegacion nga Ukraina dhe ju kam thënë se kjo luftë do fitohet nga ju, mirëpo forcohuni dhe mos u dorëzoni, sepse ashtu fituam ne, sepse nuk u dorëzuam kurrë! Tani mision e kemi Bashkimin Europian, sepse vetëm ashtu ngritet standardi jetësor dhe sigurojmë paga më të larta për qytetarët tanë, jetë më stabile dhe me standard europiane, Vetëm kështu ndalet migrimi. Ka skeptikë ashtu siç ka pasur gjithmonë edhe për anëtarësim në NATO, edhe për ministra, drejtorë e kryetar kuvendi shqiptarë, por janë punë që janë kryer më sukses. Më këto arritje kemi dëshmuar se ky shtet është edhe i yni dhe ne kemi ekipe të përgaditura që kemi investuar. Këto ekipe na kanë nxjerrë gjithmonë faqebardhë jo vetëm përpara vendasve tanë por edhe përpara ndëkrombëtarëve. Unë jam ndër nismëtarët për shkërmoqjen e ish-Jugosllavisë, ndaj ky pluralizëm politik na bën më dije të shohim se sa kemi arritur ne ndër vite. Unë gjithmonë jam pro reformave, por gjithmonë me parimin që shqiptarët të jenë zot në vendin e vet dhe të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze. Jam malltretuar nga kreu i UDB-ës në Kërçovë vetëm pse Kërkova me shokët e mi universitet në gjuhën shqipe në Shkup, por tash kohërat ndryshuan dhe ato kërkesa i kemi të realizuara. BDI është shtëpia e ushtarëve sepse 10.000 ushtarë nënshkruan për formimin e kësaj shtëpie me emrin BDI. Kuadrot tona kanë punuar fuqishëm drejt fitoreve, me platforma që janë realize. Unë gjithmonë do të përkrah rininë, sepse kanë kualitet, janë breza të shkolluar që edhe të huajt i kërkojnë. Ministrat tanë janë më të suksesshmit që kanë menaxhuar krizën aktuale, sidomos atë energjetike, por urojmë te kemi një epilog të luftës Rusi-Ukrainë, Kosovë-Serbi, sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Hasmi ose vritet ose falet, por neve në rajon na duhet pajtimi, deklaroi kështu Ahmeti.