Monday, October 2, 2023

Pasholli: Jemi të afta për të dhënë shembull për brezat e rinjë

Nënkryetarja dhe deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli në fjalimin e sajë para grave të Bashkimit Demokratik për Integrim ka thënë se në vend, nuk është vendim I lehtë, por jo I pamundur. Ajo ka thënë se qëndron si model për të gjithë ata që kanë frikë dhe u shërben si model.

“Unë jam Dibrane. Kam lindur dhe jetoj atje. Jam krenare që Dibra ka nxjerrë gra të arsimuara, të përfshira në kontributin për shoqërinë, artin etj. Shumë gra të zonja kemi edhe ne mesin tonë, me shumë profesione të ndryshme. Mirënjohje për kontributin tuaj! Përgditja profesionale kërkon impenjim maksimal, jemi gra, motra e shoqe, por jemi edhe kryefamiljare e pastaj dhe profesioniste në profesionet tona. Jemi të afta për të dhënë shembull për brezat e rinjë. Modelet e para nga të cilat një vajzë edukohet janë gratë më të afërta në familje, bahskëpunëtore e mikesha, prandaj unë besoj se secili sukses i joni nuk është i rastësishëm, sepse është ndikimi i çdo gruaje në jetën tonë. Kjo që jam sot jam falë babait tim, i cili nuk më ndaloi të ia dal drejt realizimit të ëndrrave të mia. U shkollova në Amerikë, pavarësisht gjykimeve une ja dola! Duhet të tregojmë e të dëshmojmë gjithmonë se çfarë do të thotë të jesh një grua e sukseshme dhe e fortë. Jam nënë e dy djemve dhe ndjej përgjëgjësi që djemtë e mi ti ëdukoj që ti shohin me sy vlerësues vajzat, si të fuqishme dhe të pavarura. Unë në rrugën time kam dhënë më të mirën, për të motivuar vajzat tona ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe të dëshmojnë së sa të afta janë”, deklaroi Pasholli.