Artistët e artit figurativ nga Shoqata “Draudacum”  nga Gostivari u mirëpritën nga zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi.

Grubi në një njoftim në rrjetin social Facebook ka shprehur vlerësim të lartë dhe përkrahje për artistët, të cilët siç thoë ai po e begatojnë dhe avancojnë jetën kulturore në vend.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të mirëprisja sot në takim artistë të mirënjohur të artit figurativ nga qyteti i Gostivarit, anëtarët e Shoqatës së Artistëve Figurativ “Draudacum” të shoqëruar nga deputetët Vjollca Ademi dhe Bajram Kadrija.

Dëgjova me kënaqësi mbi vizionin dhe iniciativat e tyre artistike duke shprehur lartë vlerësimin dhe përkrahjen për kontributin që po japin për avancimin e jetës kulturore dhe artistike në vendin tonë.

Bashkëbiseduam edhe për rëndësinë e madhe të institucionalizimit të kulturës në Gostivar dhe përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në këtë drejtim.