Wednesday, March 29, 2023

Ibraimi: “Fronti për Europë”, bllokon shtrirjen ruse në Maqedoninë e Veriut

“Fronti për Europë” nëse shfrytëzohet mirë nga...

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani “Kuvendi për qytetarët”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së...

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga sonte në mesnatë të rrisë çmimin e derivateve të naftës. Çmimi i benzinës do të rritet për 1 denar për litër, ndërsa dizelit do të rritet për 0,5 denarë për litër.

Kështu, me çmimin e fundit, nga sonte në mesnatë, EUROSUPER 98 do të shitet me çmim prej 86 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER 95 për 84 denarë për litër.

EURODIZELI do të shitet për 84,5 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra i lehtë zvogëlohet për 1 denarë dhe do të arrijë në 82,5 denarë për litër, ndërsa për mazutin rritet për 0,3 denarë dhe do të arrijë në 41,3 denarë për litër.