Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është shkarkuar nga pozita e kryetares së Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale BNJVL, përcjell TV21. Kryetar i ri i BNJVL është zgjedhur kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

“Koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së u shfaq edhe një herë në veprim gjatë votimit të sotëm në Bashkësinë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë. Me votat e përbashkëta të kryetarëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, përfaqësues në BNJVL, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, u shkarkua nga pozita e kryetares së BNJVL-së”, thonë nga Qyteti i Shkkupit.