Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Vrapçishtë, Nebi Rexhepi në takimin e së martës të kreut integrist Ali Ahmeti me qytetarët dhe bazën partiake me moton “Bashkë për Europë” në Negotinë tha se ballafaqimi me votuesin, llogaridhënia dhe bashkëbisedimi me qytetarë është bazament i BDI-së.
“Takime që ja japin forcë të heshtim e të punojmë drejt realizimit të synimeve tona, me largpamësinë e Ali Ahmetit, BDI vijon drejt një ideali të ri, atë të anëtarësimit në BE. Bashkë do ja dalim të jemi pjesë e Europës ashtu siç u bëmë edhe pjesë e NATO-s. Bashkë drejt qëllimeve tona deri në realizimin e tyre. Vizioni i Ali Ahmetit dhe vlerat e ndërtuara nga akademia e BDI-së, padyshim që do të ju prij edhe këtyre proceseve, njëjtë si ju kemi pri edhe proceseve tjera madhore për 20 vite radhazi. Ata që sakrifikuan jetën nuk harrohen, ndaj sot duhet punojmë me angazhim dhe me një rini të frytshme, plot kuadro të reja dhe profesionale”, tha Rexhepi në fjalën e tij.
Ky angazhim, shtoi ai, dha një shembull të paparë në vendin tonë, me votimin që u realizuan para disa muajve në metodën një anëtar një votë, model I pa parë me herët në ndonjë parti politike, duke forcuar idealin demokratik të BDI-së.
“Ne si BDI kemi bërë më të mirën e mundshme për dy dekada, sepse po lëmë gjurmë më politikën tonë për shqiptarët në këtë vend dhe kjo bëhet vetëm me liderin tonë Ali Ahmeti. Kryetarit ndoshta I kujtohet kjo sallë, ishte e dëmtuar dhe e rrënuar, por një mbledhje të qeverisë, kuadër I BDI-së ndau fonde për rregullimin e kësaj salle ku sonte jemi duke e mbajtur këtë takim, Kemi financuar projekte teknike dhe infrastrukturore as sa kemi mundur, gjithmonë drejt realizimit të misionit të Ali Ahmetit”, nënvizoi ai.(Indeks.mk)