Zëvendëskryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, në kuadër të vizitës së saj të punës në Uashington, SHBA, dje realizoi takim me senatoren Xhin Shahin, kryetare e Nënkomitetit për punë të jashtme për Evropën dhe bashkëpunim rajonal të sigurisë të Senatit, ku u theksua se mbështetja e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE- segment kyç për stabilitetin e Ballkanit.
Në kohën e takimit konstruktiv, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, është diskutuar për vendimet që ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të arritur ndryshime drastike në drejtim të fillimit të procesit të negociatave me BE-në dhe hyrjen në NATO, si dhe shembullin pozitiv që Maqedonia e Veriut ua jep vendeve të rajonit.
Ndër të tjera, senatorja e theksoi hapur mbështetjen e saj për fillimin sa më të shpejtë të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, të cilat janë me rëndësi kyçe si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se vendimet që u morën janë shenjë se vendi po ecën në drejtimin e duhur drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara, ndërsa për vetëm tre vjet u arrit aq shumë sa Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e Aleancës së NATO-s dhe tashmë jemi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në.
Ajo shtoi se vendi ynë është një histori suksesi në rajon dhe shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë mbështetjen në procesin integrues nga SHBA-ja.
Në takim u diskutua edhe për një nga temat më aktuale globale – sigurinë kibernetike, ndërsa zëvendëskryeministrja Gërkovska, një nga fokuset kryesore të së cilës është pikërisht procesi i digjitalizimit, shkurtimisht informoi për të gjitha proceset e hapura dhe të ardhshme në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.