Thursday, March 30, 2023

Keqpërdorën seksualisht të miturën – dhjetë persona privohen nga liria

Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të...

Kryeprokurori Joveski s’jep detaje për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10-D

Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur...

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

Kovaçevski: Është realizuar pjesa më e madhe e fazës së parë për autostradën Shkup-Bllacë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se për 5 vjet qeverisje kanë bërë dhe kanë përmirësuar rrugë gati një herë më tepër se 11 vjet punë nga pushteti i kaluar, transmeton TV21.

“Nëse për 11 vjet të pushtetit të kaluar janë ndërtuar dhe rehabilituar 650 kilometra rrugë, tani, për 5 vjet kemi 1300 kilometra infrastrukturë rrugore të rehabilituar dhe të ndërtuar ku si shtet kemi investuar mbi 1 miliard euro”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Kovçevski tha se për momentin po vijojnë punimet në ndërtimin e autostradave në gjatësi prej 59 kilometrave.

“Dinamika e ndërtimit të korridorit nga Kërçova deri në Ohër është përshpejtuar dhe tashmë 75 për qind e rrugës ka përfunduar. Vijon ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, faza e parë, deri tani është realizuar 78 për qind”, pohoi Kovaçevski.