Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Strazhës, shkruan TV21. Janë përplasur tre furgona, ndërsa komunikacioni ka qenë i bllokuar deri në ora 09:10. Nga MPB për TV21 thonë se nga aksidenti ka mbetur i lënduar një shofer.

“Rreth orës 08:30 në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, rreth dy kilometra nga Strazha, ka ndodhur një aksident trafiku mes tre automjeteve për transport mallrash (fugona): “Iveco” me targa të Prilepit që drejtohej nga 46-vjeçari R.B. nga Prilepi, një “Fiat” me targa të Shkupit që drejtohej nga 39-vjeçari C.M. nga Shkupi dhe një “Peugeot”, po ashtu me targa të Shkupit, që po drejtohej nga 38-vjeçari I.A nga Shkupi. Në aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Peugeot” I.A., i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.