Profesoresha universitare, njëherë edhe bashkëpunëtore shkencore pranë ITSHKSH-së, Valdete Hajdari Kasapi në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth ndërtimit të Korridorit 8-të dhe 10D, raporton indeks.mk
Kasapi ka thënë se një person vetëm duhet të jetë i çmedur për të mos përkrahur ndërtimin e një aksi të tillë, që siç thotë Kasapi në prononcimin e tij, është i rëndësishëm dhe vlerësohet maksimalisht edhe nga ndërkombëtarët.
Kasapi thotë se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me Shqipërinë po edhe me Kosovën e sipas saj, me ndërtimin e Korridorit 8-të do të mundësohet edhe lidhja fizike dhe do të shkurtohet edhe më shumë rruga për në mëmëdhe.
Shton se përzgjedhja e kompanisë “Bechtel Enka” jep edhe më shumë shpresë sepse siç thotë ajo është dëshmuar me ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin.
Kujtojmë, sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është nënshkruar marrëveshja për procesin e konsulencës juridike dhe mbikëqyrjes së procesit të ndërtimit me konzorciumin italian “IRD”./indeks.mk/