Wednesday, March 29, 2023

Ibraimi: “Fronti për Europë”, bllokon shtrirjen ruse në Maqedoninë e Veriut

“Fronti për Europë” nëse shfrytëzohet mirë nga...

Ekspozitë e vizatimeve fëmijërore nga karvani “Kuvendi për qytetarët”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së...

Nga Austria në Mekë në këmbë, arrin në Shkup, Enver Beganoviç

Ky është Enver Beganoviçi, i cili ka vendosur që të udhëtojë në këmbë, pa asnjë llojë transporti tjetër, duke filluar nga Austria , aty edhe ku jeton, të shkojë në Mekë dhe Medina, për të kryer kushtin e 5 të fesë islame, haxhin.

Ekipi i Televizionit Shenja, takoi Enver Beganoviçin , i cili sapo kishte hyrë në Maqedoninë e Veriut, nga shteti fqinjë, Kosova. Ai sqaroi edhe përvojën e tij se si ka arritur deri këtu dhe pse ka vendosur që të bëjë një gjë tillë.

ENVER BEGANOVIÇ

“Në jetën në të cilën kamë jetuar, kamë qenë sportist, dhe jeta më ka bërë që të largohem nga feja, por çdo herë e kum ditur se ky obligim duhet të kryhet, kështu që, jam ndjerë edhe fizikishtë edhe psiqikishtë dhe vendosa që të shkojë në haxh”.

Deri tash, ai ka udhëtuar 1 800 km në këmbë dhe është i befesuar me mikpritjen që i është bërë deri më tan gjatë udhëtimit.

ENVER BEGANOVIÇ

“Gjatë rrugës nuk kam pasur probleme edhe më të ngrënit, sepse unë di edhe të durojë, por gjatë rrugës shumë njerëz janë ndalur dhe më kanë pyetur se për çfarë kamë nevojë dhe njikohësishtë më kanë ofruar edhe pije edhe ushqime”.

Se sa janë shqiptarët mikëpritsa, këtë e kanë dëshmuar më së miri dy bjeshkatarët nga Shkupi, Qamuran Hirda dhe Nexhat Limani, të cilët kanë dalur në pikën kufitare Bllacë dhe e kanë pritur të njejtin dhe ata infromojnë se në shenjë solidariteti me ta, ata do ta përcjellin Beganoviçin deri në Veles.

QAMURAN HIRDA-BJESHKATAR

“Ne jemi dy shokë dhe bjeshkatarë të Shkupit dhe e kemi pasur një shokë të përbashkët me Enver Beganoviçin, e kuptuam se do të shkojë në haxhë dhe e përgozojmë se si e ka marrë guxumin për ta bërë këtë rrugë, e përshëndesim atë, se kjo rrugë nuk është e lehtë, është shumë e rëndë në këmbë për ta ba, por hallall i qoftë që ka marrë guximin për ta bërë gjithë këtë rrugë”.

Ndërkaq, Enver Beganoviç tha se nësë shkon ashtu siç edhe e ka planifikuar, pret që në fund të qershorin të mbërrinë në Mekë, ndërsa ai sqaronë se kur do kthehet nga atje, ai do të kthehet me aeroplanë.