Thursday, March 30, 2023

Keqpërdorën seksualisht të miturën – dhjetë persona privohen nga liria

Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të...

Kryeprokurori Joveski s’jep detaje për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10-D

Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur...

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

NAZARKO: INTERESI I PERËNDIMIT ËSHTË QË MAQEDONIA E VERIUT TË AVANCOJNË NË DREJTIM TË INTEGRIMIT

“Në rajon ka forca pro-ruse, të deklaruara pro-ruse, ashtu siç ka edhe agjendë pro ruse. Agjendë pro-ruse është bllokimi i avancimit të integrimit të rajonit, apo vendeve të veçantë për tu integruar në NATO apo Bashkim Evropian (BE)”, tha analisti dhe publicisti nga Tirana – Mentor Nazarko për Indeks.mk, duke folur mbi tentimet ruse për të ndikuar në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE.

“Gjithë kujdesi që duhet pasur është që në mënyrë të pavetëdijshme ndonjë nga partitë shqiptare të mos i shërbejnë kësaj agjende. Është krejtësisht e qartë se interesi i Perëndimit është që Maqedonia e Veriut ti përmbush gjithë kushtet e nevojshme, të domosdoshme, të imponuara diku, diku edhe artificialisht në mënyrë që të avancojnë në drejtim të integrimit”, potencoi Nazarko.