Qeveria e Kosovës ka nisur drejt Turqisë një ekip të Forcave të Sigurisë për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit që po zhvillohen në dhjetë qytete të goditura rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se “me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë.
Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi. Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima.”