Thursday, March 30, 2023

Francë, përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Rreth 800 mijë protestues bllokuan transportin publik,...

A do të lëviz Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Nikos Dendias në vizitën e tij të...

Horoskopi për datën 30 mars

Vendet e largëta kanë një tërheqje të...

Dërgohen për kontroll teknik 98 automjete transportuese

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00 ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit gjatë drejtimit të automjeteve transportuese.

Siç njofton MPB-ja gjatë kontrollit janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik 98 automjete transportuese, nga të cilat 31 automjete me defekt, konkretisht: 19 për mosfunksionim teknik të sistemit për frena, tre për mbingarkesë, 10 për defekte të pjesëve përbërëse dhe pajisjes, ndërsa dy shoferë drejtonin mjete me defekt të pajisjes së ndriçimit.

“Jnë sanksionuar edhe 121 kundërvajtje të tjera. Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesën e MPB-së.