Thursday, March 30, 2023

Keqpërdorën seksualisht të miturën – dhjetë persona privohen nga liria

Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të...

Kryeprokurori Joveski s’jep detaje për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10-D

Kryeprokurori Lubomir Joveski nuk jep detaje lidhur...

Sulmohet fizikisht një i mitur nga Sellca.

Dyzet e dy vjeçari A.S. nga Sellca...

Grubi takoi ambasadorin kosovar: Qëndrojmë në përkrahje të njëri – tjetrit vëllazërisht

Zv.kryeministri i parë Artan Grubi takoi sot ambasadorin e Republikës së Kosovës në vend, Florian Qehaja, me të cilin trajtuan tema aktuale politike, me theks të veçantë euro-integrimet dhe partneriteti me SHBA, transmeton Flaka

“Me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vend, z. Florian Qehaja bashkëbiseduam mbi krucialitetin e veprimit proeuropian në çastet kur vendet tona duhet të përshpejtojnë hapin drejt së ardhmes europiane”, tha Grubi,

Grubi shtoi që: “Qëndrojmë në përkrahje të njëri – tjetrit vëllazërisht në rrugën drejt Europës dhe në partneritet me aleatët tanë euro-amerikan për realizimin e reformave, misioneve të zhvillimit dhe mbylljes së kontesteve bilaterale, të vendit tonë me Bullgarinë përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjidhjes së kontestit të Kosovës me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë”.

“Temë e diskutimit të sotëm mes nesh ishte edhe koordinimi i përbashkët i aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, përfundoi Grubi. Flaka